Kosovë Lajme Politikë

Raportohet se është arrestuar për drogë ish-kandidati i VV’së për Kuvendin e Prishtinës

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Kushtrim Ramdani, raportohet të ketë rënë në prangat e Policisë së Kosovës të enjten, pasi dyshohet se përdorte biznesin e tij për blerje dhe shpërndarje të narkotikëve, kryesisht kokainë.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij, autoritetet konfiskuan 4 gramë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë, një revole, 1,300 euro dhe dy telefona.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë, dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


Ramdani është i njohur edhe për rolin e tij si udhëheqës i tifo-grupit “Plisat”, gjë që ka tërhequr vëmendje të veçantë në mediat lokale.