Kosovë Lajme Politikë

Nis seanca për shqyrtimin e dytë të Projektbuxhetit 2026, përfshihet edhe buxheti i Prishtinës

Seanca për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, ka nisur.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se komisionet kanë rekomanduar miratimin e këtij projektligji.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Arbërie Nagavci, deklaroi se janë përfshirë edhe buxheti i Prishtinës dhe ai i Shtimes.

Rekomandimet tjera tha se do të shqyrtohen gjatë rishikimit, që do të bëhet këtë vit.

Projektbuxheti ka kaluar në lexim të parë të hënën.

Vlera e buxhetit sillet rreth 4 miliardë euro.