Kosovë Lajme

Kurti ia çon Gërvallës si zëvendës në Ministrinë e Drejtësisë ish-shefin e kabinetit të Albulena Haxhiut

Ish-shefi i kabinetit të Albulena Haxhiut sa ishte Ministre e Drejtësisë, Genc Nimoni, është emëruar sot nga kryeministri Albin Kurti si zëvëndësministër në Ministrinë e Drejtësisë, që tash do ta drejtojë Donika Gërvalla.

Kurti i ka uruar suksese atij në përmbushjen e përgjegjësive.

“Gjatë mandatit të kaluar, z. Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë. Kryeministri Kurti e uroi z. Nimoni për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive e tij”, thuhet në njoftim.