Të mërkurën radioja publike gjermane Deutschlandfunk publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë.
Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet radikale fetare kërcënojnë paqen sociale.
Aty është edhe një deklaratë përçarëse e klerikut Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë. “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, ka thënë kleriku ndër të tjera në deklaratën e tij për radion gjermane.
L0të shpërndarë në shqip nga gazetari 00e0r Robelli.
Shan Zefi kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe vite më parë, pas disa dhe komenteve fyese në drejtim të komunitetit mysliman. Atë kohë, ai kishte mohuar se këto komente janë bërë nga profili i tij në rrjete sociale.
