Kosovë Lajme Shqipëri

Trump thotë se Kosova dhe Shqipëria kanë rënë dakord të dërgojnë trupa për të “stabilizuar” Gazën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Kosova, Shqipëria, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani, “janë zotuar për trupa dhe forca policore për ta stabilizuar Gazën”, raporton NBC News.

Trump shtoi se vende të tjera, si Egjipti dhe Jordania, “po ashtu po ofrojnë ndihmë shumë, shumë të konsiderueshme” për të krijuar “një forcë policore palestineze shumë të besueshme.”

Këto deklarata erdhën ndërsa Trump foli për planet për të promovuar paqen në Gazë.

Trump tha se SHBA-ja do të kontribuonte me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes.

“Kemi pasur mbështetje të madhe për atë shifër,” tha ai. “Dhe ajo shifër është shumë e vogël kur e krahason me koston e luftës.”

Ai nuk dha detaje specifike se për çfarë do të përdoreshin fondet.