Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka dalë kundër vendimit të Komunës së Prishtinës, për ndryshimin e orarit të mësimit gjatë Ramazanit.
Në njoftimin e shkollës thuhet se për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë, shkruan Reporteri.net.
“Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje. Ju urojmë agjërim të mbarë secilit agjërues”., thuhet në njoftimin e shkollës.
Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30. Gjithashtu, është vendosur që të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.
