Botë Lajme

Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, po marrin pjesë Osmani e Rama – Trump u drejtohet të pranishmëve

Në Washington ka nisur takimi inaugurues i Bordit të Paqes i Presidentit amerikan, Donald Trump, bord synon të çojë përpara rindërtimin e Gazës.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Presidenti amerikan, Donald Trump, aktualisht po mban fjalimin hapës, shkruan Reporteri.net.

Ai e cilësoi këtë si ditë të madhe.

Shqipëria ratifikoi aderimin në këtë bord me 110 vota pro në Kuvend, ndërsa presidentja e vendit Vjosa Osmani përfaqësoi Kosovën në Davos, ku nënshkroi dokumentin themelues.