Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim lidhur me akuzën për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë Kosovë më 2023.
Aktgjykimi i shpall të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
E pranishme në sallën e gjyqit ishte dhe familja e argjentinases së vrarë.
Magdalena Urdangaray, nëna e Maria Clara Urdangaray, pas shpalljes së aktgjykimit ka thënë se vajza e saj e mori drejtësinë dhe për këtë falënderoi institucionet e drejtësisë së Kosovës.
“Ne kemi besuar gjithmonë në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e Prokurorisë që gjithmonë është përkushtuar ta tregojë të vërtetën. Sot e ka dëshmuar, me të gjitha provat gjithmonë e ka mbështetur të vërtetën. Klara e ka marrë drejtësinë”, ka thënë ajo para mediave.
