Policia e Kosovës ka raportuar se në një rast kontrolli në Bërnjakë janë gjetur dhe konfiskuar vulë dhe dokumente në gjuhën serbe.
Rasti është bërë i ditur në raportin 24-orësh të PK-së.
“Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar, policia ka gjetur një vulë me mbishkrim në gjuhën serbe, disa dokumente të tjera në gjuhën serbe, një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë si dhe dy kontrata po ashtu në gjuhën serbe”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, dhe rasti ka shkuar në procedurë hetimore.
