Kosovë Lajme

Veseli në fjalën përmbyllëse: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim – ndërgjegjia ime është e pastër

Ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli po jep fjalën përmbyllëse në gjykimin në Hagë.

Në fjalën e tij, Veseli tha se nuk ka asnjë prove që është paraqitur para Gjykatës, që tregon se ka kryer ndonjë krim.

“Në provat e paraqitura para kësaj gjykate, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime. Sa i përket pjesëmarrjes time në luftë, s’ka lindur prej dëshirës për konflikt”, ka deklaruar Veseli.

Ai tha se Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë.

“Kjo nuk është thjeshtë një detyrë ligjore, por kontributi dhe trashëgimia që do të mbetet prej kësaj gjykate”, tha Veseli.

Veseli tha se edhe në momentet më të errëta, nuk e ka humbur besimin se e drejta, e vërteta dhe liria do të triumfojnë, edhe nëse me vonesë.

“Familja ime dhe unë kemi jetuar nën persekutim të vazhdueshëm të shtetit serb…Burrat, gratë, fëmijët përballeshin cdo ditë me padrejtësi, frikë dhe pasiguri. E di cfarë do të thotë të jeshg i pambrojtur e nën kërcënim të vazhdueshëm, ëhstë një përvojë që nuk ia dëshiroj askujt”, ka thënë Veseli.

“Veprimet e mia kanë qenë njerëzore dhe ligjore. Ndërgjegjja ime është e pastër”, përfundoi Veseli.