Kosovë Lajme

Urim i veçantë nga Presidentja Osmani për Ramazan

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët mysliman për nisjen e muajit të Ramazanit.

Nëpërmjet një urimi në Facebook, Osmani ka uruar që ky muaj të sjellë ky muaj më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra.

“Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Osmani.

POSTIMI