Kosovë Kronikë Policore Lajme

Tragjike: Vdes gruaja që u aksidentua dje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ka humbur jetën një grua që gjatë ditës së martë bashkë me dy persona të tjerë, u vetaksidentuan në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, trajtimin mjekësor po e vazhdon shoferi i automjetit.

“Raportohet për një vetë aksident trafiku me drejtues të veturës mashkull kosovar. Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës i cili mbetet në tretman mjekësor, si dhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasoje e plagëve ka ndërruar jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.