Kryetari i PDK-së deklaroi se fjalimet e presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përçuan, sipas tij, zërin e popullit që luftoi për mbijetesë dhe liri.
Ai theksoi se ata folën për sakrificën, dhimbjen dhe të vërtetën, duke shtuar se kjo e vërtetë nuk mund të relativizohet, zbehet apo tjetërsohet.
Në reagimin e tij, ai shtoi se Kosova pret drejtësi dhe kthimin e bijve të saj.
Postimi i plotë:
Emocione të veçanta, dhimbje për peshën historike, por mbi të gjitha krenari për guximin dhe dinjitetin e tyre.
Nga presidenti Thaçi, kryetari Veseli, baci Jakup e Rexha, sot e dëgjuam zërin e popullit tonë që luftoi për mbijetesë dhe liri.
Ata folën për sakrificën, dhimbjen dhe të vërtetën tonë.
Këtë të vërtetë askush nuk do të mund ta relativizojë. Askush nuk do të mund ta zbehë. Askush nuk do të mund ta tjetërsojë. Sepse, askush nuk ka mandat ta njollosë sakrificën e popullit tonë.
Kosova pret drejtësi. Kosova pret t’i kthehen bijtë e vet.
