Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes në Washington.
Bordi do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës dhe do të kërkojë zgjidhjen e konflikteve globale.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ky Bord e ka potencialin të jetë “një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë”.
