Ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi po paraqet deklaratën e tij përmbyllëse në gjykimin në Hagë.
Ai ka thënë se për më shumë se pesë vite i janë mohuar të drejtat e njeriut, veçanarish e drejta për të jetuar në liri, pranë familjes e në atdheun e lirë.
“Për më shumë se pesë vite më janë mohuar të drejtat e njeriut të garanatuara nga Konvente Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, ndër to më e rëndësishme e drejta për të jetuar në liri, veçanarisht e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij, për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet, pranë familjes në atdheun e lirë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai tha se këto vite në paraburgim kanë qenë të padrejta dhe të panevojshnme.
“Kjo më është bërë pa i shkaktu padrejtësi askujt, pa ia rreziku jetën asnjë njeriu të vetëm, përkundrazi kam rrezikuar jetën timë, jo vetëm gjatë luftës clirimtare, por që nga vitet 1972-1973”, ka thënë Krasniqi.
“Qëndroj sot këtu para jush, jo si një kriminel që e përshkruan aktakuza e Prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që e refuzoi që të zhdukej nga politikat e krimit dhe të gjenocidit të Serbisë”, tha Krasniqi.
