Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se rreth orës 19:00 është pranuar informata se në rrugën “Xhelal Hajda” ndodhej një person i  pa shenja jete.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se viktima është mashkull.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ai ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

“Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit.”, tha Pllana.