Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku të mërkurën pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së.
Familjarët e katërshes së UÇK-së tashmë ndodhen atje.
Në Hagë kanë arritur bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta bashkë me djalin Klestorin, ndërkohë që atje ndodhen edhe vëllezërit e ish-presidentit Thaçi.
Në Hagë sot ndodhet edhe Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimi, njërit prej të akuzuarve. Bashkë me të, atje ka shkuar edhe vëllai i Rexhep Selimit.
Ajo ka shprehur mbështetje të plotë për të akuzuarit, duke theksuar bindjen e saj se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
