Kosovë Lajme

18 vjet nga njohja e SHBA’së: Amerika rikujton si erdhi deri te njohja e pavarësisë së Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka kujtuar kohën kur ky shet ka njohur zyrtarisht Kosovën, sot 18 vite më parë.

Ambasada tha se në atë kohë Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ndërsa u theksua se vendosja e këtyre mardhënieve rikonfirmoi lidhjet e veçanta të miqësisë që bashkojnë popullin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Kosovës. .

“…Ndërsa Kosova sot nis jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i saj i ngushtë.” kishte thënë në atë kohë Sekretares Rice më 18 shkurt 2008.

Ndërkaq, SHBA ishte një nga vendet e para që njohi zyrtarisht Kosovën, ndërsa deri më sot Kosovën e kanë njohur 120 shtete.

POSTIM