Kosovë Lajme

Presidentja Osmani i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është bashkuar marshit.

Ajo është parë afër djalit të ish-presidentit, Endritit dhe politikanit shqiptar, Taulant Balla.