Kosovë Lajme Shqipëri

Rama në Kosovë, uron Kurtin për fitoren e zgjedhjeve – flasin edhe për marrëveshjet ndërqeveritare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ceremoni zyrtare ka mirëpritur për takim bilateral Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas ZKM-së, temat kryesore të takimit ishin marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive.

Rama ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit si dhe për formimin e qeverisë.

“Kryeministri Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.