Policia në Mitrovicë ka gjobitur tre shoferë të cilët në zonën e kufizimit të shpejtësisë, 80 km/h, kanë zhvilluar shpejtësi 150 km/h.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba nga 300 euro për secilin, tri pikë negative dhe u është marrë leja për tre muaj.
Njoftimi:
Gjobiten tre kundërvajtës të cilët në zonën e kufizimit 80 km/h, drejtonin automjetet me shpejtësi mbi 150 km/h
Mitrovicë e Jugut, 16.02.2026
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në zonën e fshatit Maxhunaj, gjatë matjes së shpejtësisë me veturë me pajisje inteligjente kanë identifikuar tre kundërvajtës të cilët në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po zhvillonin shpejtësi mbi 150 km/h.
Ndaj kundërvajtësve janë ë shqiptuar gjoba prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që ti përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut rrugor.
