Kosovë Lajme Politikë

Miratohet në lexim të parë Projektbuxheti i vitit 2026

Të hënën ka vazhduar seanca e jashtëzakonshme e ndërprerë të premten, me një pikë të rendit të ditës “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”.

Me 66 vota për, Kuvendi ka miratuar në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.

32 deputetë votuan kundër, ndërsa pesë abstenuan.

Në sallë ishin të pranishëm 103 deputetë.

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026 ishte në rend dite në seancën e mbajtur të premten, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje s’arriti të siguronte shmangien nga afatet për ta shqyrtuar atë në parim.

Buxheti i propozuar është në vlerë prej 4 miliardë eurosh, dhe për hyrjen në fuqi si Ligj, duhet të miratohet edhe në lexim të dytë.