Kosovë Lajme Politikë

‘Uzbunë’ për postin e Presidentit: VV nuk e siguron Osmanin, dalin sinjalet nga partitë tjera

Pas përbërjes së Kuvendit dhe formimit të qeverisë, vëmendja në Kosovë është zhvendosur tek zgjedhja e presidentit të ri. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë për një mandat të dytë, por mbështetja për të duket e kufizuar.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se partia nuk ka ende një kandidaturë definitive dhe se mund të ketë edhe emra të tjerë.

“Nuk ka ende një kandidaturë definitive që do ta përkrahim… Mund të ketë emër tjetër përveç Vjosa Osmanit. Aktualisht kemi vetëm 66 vota dhe nuk i kemi mbi 80 që t’ia sigurojmë Osmani.”, deklaroi Dugolli

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se do të kërkojë të ketë një rol vendimtar në zgjedhjen e presidentit. Deputeti Xhavit Haliti ka deklaruar se presidenti i ri duhet t’i takojë PDK’së.

“PDK do të kërkojë të ketë një rol vendimtar në zgjedhjen e presidentit.”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deklaroi se është e gatshme të propozojë kandidatin e saj në rast të bisedimeve politike. Deputeti i ri Ermal Sadiku deklaroi në emër të partisë.

“Nëse ka bisedime, ne do të vijmë me propozimin tonë për president. Çdo negociatë politike ka një zgjidhje nëse ka pozitivistë.”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka sugjeruar emrin e Ramush Haradinajt. Por Haradinaj tha se  po të vinte kërkesa nga vetë deputetët e kuvendit, atëherë do ta shqyrtonte si çështje.

“Nuk jam kandidat aktiv, por do ta shqyrtoja propozimin nëse deputetët e kërkonin.”

Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me shumicë absolute në Kuvend, duke kërkuar votat e të paktën 80 deputetëve.