Lajme Sport

Shaqiri ia pamundëson fitoren Baselit, Amir Saipi i pret penalltinë

Skuadra e Baselit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj FC Lugano në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Zvicrës.

Ndeshja mori një kthesë të rëndësishme në minutën e 62-të, kur Xherdan Shaqiri humbi një penallti, duke mos arritur ta konkretizojë një mundësi të artë për vendasit.

Goditjen e tij e priti për mrekulli portieri kosovar Amir Saipi, i cili reagoi saktë dhe mbajti në lojë skuadrën mysafire, shkruan Reporteri.net.

VIDEO

Pas kësaj, Lugano arriti të gjejë golin e barazimit, duke siguruar një pikë nga kjo përballje, ndërsa Baseli mbeti me peng për rastin e humbur nga pika e bardhë.