Selektori i Kosovës, Franco Foda ka folur për ndeshjen me Austrinë në Ligën e Kombeve.
Ai ka thënë se ndeshja që do të luhet në Austri do të jetë si në shtëpi, pasi shprehet i bindur se do të kenë mbështetjen e rreth 15 mijë kosovarëve.
“Kjo do të jetë një ndeshje në shtëpi për ne, sepse jemi të sigurt që 10,000 ose 15,000 kosovarë do të na mbështesin në Vjenë”, ka deklaruar ai.
Në bazë të të dhënave të fundit nga e përditshmja “Football Meets Data”, Kosova vlerësohet se ka 23 për qind shanse për t’u kualifikuar në Ligën A, ndërsa 32 për qind për të përfunduar e dyta.
Austria shihet si favorite e grupit me 53 për qind gjasa, ndërsa Irlanda e treta me vetëm 18 për qind. Izraeli shihet si kombëtarja më e mundshme për t’u kthyer në Ligën C.
