Kosovë Lajme Shqipëri

Rexhaj flet sërish për incidentin me Buzhalën: Më kish sha bukur randë

Opinionisti Albatros Rexhaj ka folur sërish për incidentin me Berat Buzhalën, ku ky i fundit e kishte sharë dhe i ishte turrur në emisionin e Blendi Fevziut.

Rexhaj ka thënë se pasi ka shikuar videon e ka kuptuar se Berati e ka sharë dhe thotë se nuk ia ka pasur borxh atë muhabet.

“Është situatë për keqardhje. Unë Beratin e njoh si figurë e ekranit, e gazetarisë. Nuk kam pasë naj rast me nejtë me të, por Prishtina është vend i vogël”.

“Ai nuk është njeri i sherreve, i problemeve. Edhe unë nuk e kuptova, gjithçka ajo që ndodhi ishte e pahijshme”.

“Aty u bë njëfarë kakofonie dhe nuk e dëgjonim njëri-tjetrin, por kur e pashë videon e pashë që më kishte sha bukur randë. Aty më erdhi zor. S’ia kam pasë borxh askujt atë muhabet, por ajo për mu është histori e tejkalume”, tha ai në Klan Kosova.