Kosovë Kronikë Policore Lajme

Prokuroria dhe Krimet Ekonomike aksion në Pejë, cak argjendaritë

 Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, Doganën e Kosovë si dhe Administratën Tatimore e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në Pejë.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë për Reporteri.net kanë konfirmuar aksionin, duke mos dhënë në këtë fazë më shumë detaje.

Sipas raportimeve, cak i këtij aksioni janë argjendaritë që operojnë në Çarshinë e Gjatë në Pejë.