Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi mblidhet në seancë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin 2026

Deputetët do të mblidhen sot nga ora 15:00 në seancë në Kuvend për të shqyrtuar dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për buxhetin.

Në rend të ditës janë pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe buxheti për vitin 2026 do të shqyrtohet në parim.

Projektbuxheti për vitin 2026 në vlerë rreth 4 miliardë euro kaloi sot në Komisionin për Financa, Punë dhe Transfere, me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Rendi i ditës:

1. Plotësimi i Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 10-V-006, datë, 12.02.2026 lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare,

2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si Huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si Agjent i Huamarrësit,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.