Një burrë, 43 vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Llapçevë, në komunën e Malishevës në një objekt banimi.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe se, është iniciuar rast “hetim i vdekjes”.
‘’Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi.
Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është inicuar rast ” Hetim i vdekjes” dhe trupi i viktimës është dërguar në IML.’’, ka thënë Krasniqi.
