Kosovë Lajme

Emërohet edhe një zëvendësministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Ahmeti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.”, thuhet në njoftim.

Ahmeti e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar.