Në Dhomat e Specializuara në Hagë, po vazhdon seanca gjyqësore me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimi, për t’u pasuar më pas nga mbrojtja e Jakup Krasniqi.
Në deklaratën e tij përmbyllëse, avokati mbrojtës Eric Tully, e nisi fjalimin me pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai tha se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë argumentet e veta se Selimi ka pasur ndonjë kontroll mbi policinë si ministër i rendit publik. Ai tha se terme policia e UÇK-së është një tezë e ZPS-së e për të dhënë përshtypjen e gabuar që ekzistonte një forcë policia dhe që drejtohej nga zoti Selimi i Ministër i Rendit Publik.
“Çështja kryesore në parashtrimin e ZPS-së ka të bëjë me kontrollin në qoftë se zoti Selimi ka pasur ndonjë kontroll mbi policisë si ministër i rendit publik. ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë argumentet e veta. Terme policia e UÇK-së është një tezë e ZPS-së e hartuar si njëkohësh ZPS-ja mund të hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore për të dhënë përshtypjen e gabuar që ekzistonte një forcë policia dhe që drejtohej nga zoti Selimi i Ministër i Rendit Publik. Pra është një një përpjekje e ZPS-së për të dhënë një përshtypje të gabuar, ndërkohë që ky argument nuk qëndron. Sikurse e kemi thënë pas qershorit UÇK-ja dhe policia ushtarake e UÇK-së ka qenë në përgjegjësinë e komandantëve të zonave dhe jo të zotit Selimi. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së që është organizuar ose drejtuar nga Selimi siç pretendon ZPS”, tha avokati mbrojtës.
