Kosovë Lajme Politikë

Qeveria thërret mbledhjen e parë

Qeveria e re do të mbajët sot mbledhjen e parë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

Në rend dite janë pesë marrëveshje ndërkombëtare:

1. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 09/L-002 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (ZKM)

2. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 09/L-003 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për ” Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore) (MF)

3. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 09/L-003 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “ Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (MF)

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë (MF)

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin” Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës (MF)

6. Të ndryshme

Qeveria Kurti 3 u votua mbrëmë me 66 vota për dhe 49 kundër.

Kabineti i ri qeveritar ka këtë përbërje:

Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm;

Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë;

Fikrim Damka – Zëvendëskryeministri i tretë për Çështje të Pakicave;

Hekuran Murati – Ministër i Financave;

Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare;

Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes;

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme;

Lulzon Jaxhiu – Administratës Publike dhe Digjitalizimit;

Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë;

Hajrulla Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës;

Saranda Bogujevci – Ministër i Kulturës dhe Turizmit;

Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë;

Elbert Krasniqi – Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal;

Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

Armend Muja – Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;

Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit;

Mimoza Kusari – Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane;

Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë;

Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim;

Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal.