Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia arreston 12 persona në Junik për bixhoz

Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar 12 persona në Junik, pёr veprën penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit tё paligjshёm”, shkruan Reporteri.net.

Ata janë kapur në orët e para të mëngjesit nё njё lokal në Junik, duke zhvilluar veprimtari tё kundërligjshme tё lojërave tё fatit.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes, gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar: tё holla nё shumёn prej njё mijё e dyzet (1040) euro, letra bixhozi dhe dёshmi tjera”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, ata janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё./Reporteri.net