Kosovë Lajme

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut, arsye “angazhimet institucionale”

Presidentja Vjosa Osmani e ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, ka konfirmuar për Reporteri.net se arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes janë angazhimet institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillime brenda vendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka deklaruar Kupina.

Konferenca do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Kosovën do ta përfaqësojë Kryeministri, Albin Kurti, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.