Lajme Sport

Këta janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve

Shorti i Ligës së Kombeve është hedhur në Bruksel dhe Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët e saj për edicionin e ri të këtij kompeticioni, ku për herë të parë do të garojë në Ligën B, nivelin e dytë të garës evropiane për kombëtare.

Dardanët do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën e Veriut në grupin B3 një grup që premton sfida të forta dhe përballje mjaft interesante, short ky i cili u përzgjodh nga duart e mesfushorit legjendar francez Patrick Viera.

Ndeshjet e këtij kompeticioni do të nisin nga muaji shtator i këtij viti, kur Kosova do ta nisë zyrtarisht aventurën e saj në Ligën B me synimin për paraqitje sa më të mirë dhe luftë për pozitat e para në grup.

Ndeshjet e para janë planifikuar nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda ka një vlerë totale prej 143 milionë euro, ndërsa Kosova renditet e 79-ta në FIFA dhe do të luajë edhe në play-off për Botërorin 2026.

Kundërshtarët e Kosovës:

Izraeli: Renditet e 77-ta në FIFA, me vlerë ekipi 79.5 milionë euro. Përzgjedhësi është Ran Ben Shimon (nga maji 2024), ndërsa ylli i skuadrës është Oscar Gloukh (18 mln € – Ajax). Kosova ka përballur Izraelin dy herë, duke arritur një fitore dhe një barazim.

Austria: Kombëtarja më e fortë e grupit, e 24-ta në FIFA, me ekipin që vlente 231 milionë euro. Përzgjedhësi është Ralf Rangnick (nga 2022). Ylli i skuadrës është Konrad Laimer (32 mln € – Bayern Munich), ndërsa Kosova nuk e ka përballur kurrë Austrinë më parë.

Republika e Irlandës: Renditet e 59-ta në FIFA, me ekipin që vlente 197 milionë euro. Përzgjedhësi është Heimir Hallgrímsson (nga qershori 2024). Yjet më të shtrenjtë përfshijnë Nathan Collins (35 mln € – Brentford) dhe portierin Caoimhin Kelleher (22 mln €). Kosova nuk ka luajtur kurrë me Irlandën.

Fituesit e secilit grup në Ligën B do të ngjiten në Ligën A, ndërsa kombëtarja e fundit do të bie në Ligën C, duke bërë secilën ndeshje vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.