Besnik Bislimi, ish Zv/Kryeministër i Parë dhe Kryenegociator që udhëhoqi bisedimet me Serbinë ku u arrit Marrëveshja e Ohrit, ka lëshuar zyrën.
Ai postin e të dytit të qeverisë ia lëshoi Glauk Konjufcës, i cili edhe e kishte propozuar për “ministër” në qeverinë-në-tentativë Konjufca 1.
Bislimi pasi uroi Glauk Konjucën, nuk dha detaje se në çka do të konsistojë angazhimi i tij në këtë mandat qeverisës, ose nëse do të ketë ndonjë angazhim.
