Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka deklaruar se Prokuroria në Hagë po bën akrobaci në rastet kur s’ka prova kundër klientit të tij.
Sipas tij kjo është shqetësuese pasi është në kundrështim me gjykatat në të kaluarën dhe tani.
“Prokuroria bën akrobaci në rastet e saj kur nuk ka prova kundër klientit tim dhe është pikërisht kjo që në fakt të shqetëson tej mase, dhe kjo është në kundërshtim me traditat me gjykatat. Mund ta imagjinoni si ndjehet klienti im në burg, plot ankth në një çështje që mund të përceptohet si e vërtetë vetëm pse argumenti është vendosur këtu”, deklaroi Dixon.
“Argumentet e Prokurorisë kundër Veselit nuk janë bërë më të kuptumshme. Po ti hedhësh një sy hollësive të dosjes së ZPS-së kjo është një veprimtari shumë e lodhshme, që të lodhë trurin. ZPS dëshiron të na çojë pikërisht në këtë drejtim, pasi nuk kanë ndonjë argument për këtë çështje”, tha ai.
Avokati Rodney Dixon tha dje se Kadri Veseli përmendet mbi 260 herë në dosjen përfundimtare të ZPS-së por në asnjë rast nuk argumentohet se klienti i tij ka kryer vepra për të cilat akuzohet.
Para mbrojtjes së Veselit, u bë deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit.
Pas Veselit, do të jepen edhe deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Selimit dhe Krasniqit.
