Kosovë Lajme

Ambasada e ShBA’së mirëpret formimin e institucioneve të reja, tregon pritjet nga Kurti 3

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur formimin e institucioneve të reja në Kosovë, pas rreth një viti bllokade.

Qeveria e re në krye me Albin Kurtin u votua mbrëmë me 66 vota për, teksa kundër ishin 49 vota.

Ambasada ka thënë se pret që të bashkëpunojë me qeverinë e re për paqen rajonale, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Ne presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Qeveria e re ka mbajtur menjëherë sot mbledhjen e parë, ku ka miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe Projektbuxhetin për vitin 2026. Ndërkohë, është marrë vendim për zgjatje të buxhetit të vitit të kaluar edhe për mars.

Këto projektligje i janë proceduar Kuvendit për miratim