Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vdes një 59-vjeçar në Kaçanik, bie në bunarin e oborrit të shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajnicë të Kaçanikut,  një person dyshohet se ka rënë në një bunar që ndodhej në oborrin e shkollës së fshatit. 59 vjeçari ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai bëri të ditur se rasti është raportuar në orët e mbrëmjes, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet emergjente.

Sipas Veselit, rreth orës 22:30, pas angazhimit të ekipeve të zjarrfikësve dhe vullnetarëve, është arritur të nxirret trupi i viktimës nga bunari dhe se mjeku kujdestar ka konstatuar se 59-vjeçari ishte pa shenja jete.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Veseli.