Kosovë Lajme Politikë

Tre deputetë të PDK-së votuan kundër nënkryetarëve “pako” të Kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës janë votuar në pako pesë nënkryetarët, Ardian Gola i VV’së,  Vlora Çitaku e PDK-së, Kujtim Shala e LDK-së, Slavko Simiq i Listës Serbe, dhe Emilija Rexhepi nga komunitetet jo-shumicë. 

Votimi i pesë nënkryetarëve në pako mori mbështetjen e 104 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tre deputetë votuan kundër, ndërsa abstenuan gjashtë deputetët e AAK-së.

Deputetët që votuan kundër ishin nga PDK-ja: Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Sala Jashari.

Kuvendi i Kosovës, me 66 vota pro të deputetëve ka zgjedhur sot për Kryetare, Albulena Haxhiun. Për të 44 deputetë votuan kundër, ndërsa 8 abstenuan.