Lajme Maqedoni

Tërmeti në Maqedoni të Veriut e zuri në sallë operimi Bujar Osmanin: S’më kishte ndodhur më parë

Një tërmet është regjistruar të ketë ndodhur mbrëmë Maqedoni të Veriut me magnitudë prej 4. Shkallëve, ku sipas informatave të para epiqendra ka qenë Prizreni duke u ndier më shumë në pjesën perëndimore të Maqedonisë të Veriut.

Këtë tërmet duket se e ka ndjerë edhe Bujar Osmani ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili me profesion është kirurg.

‘’Nuk më kishte ndodhur deri më sot që tërmeti të më gjente në operacion. Vite trajnimi të mësojnë të mbetesh i përqendruar edhe kur instinkti të thotë ndryshe’’, ka shkruar ai.

POSTIMI