Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, sonte, rreth orës 19:26, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Mitrovicë të Jugut.
Ai tha se nga hetimet fillestare rezulton se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.”, tha Zahiti.
Njësitet policore përkatëse po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
