Kosovë Lajme Politikë

Me 66 vota për, Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit

Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Pro zgjedhjes së saj në këtë pozitë kanë qenë  66 vota, 44 kundër dhe 8 abstenim.

Haxhiu ishte propozuar për këtë pozitë edhe në legjislaturën e kaluar, por që asnjëherë s’kishte arritur të merrte mbi 57 vota, çka kishte shkaktuar edhe krizën institucionale meqë VV nuk hiqte dorë nga emri i saj.

Kryeparlamentar më pas ishte zgjedhur Dimal Basha.