Kosovë Lajme Politikë

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar: 19 Ministri, tre zëvendëskryeministra

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili u mandatua sot nga Presidentja Vjosa Osmani për formimin e Qeverisë së re, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, që do të hidhet në votim për pak.

Pothuajse gjithë emrat janë ata që i kishte propozuar edhe vjeshtën e vitit 2025.

Ndryshime pati te Ministria e Arsimit, ku më herët ishte propozuar Avni Zogiani, te e Kulturës ku ishte propozuar Fatmir Spahiu, te Administrimi i Pushtetit Lokal ku ishte propozuar Rasim Demiri dhe te ajo e Zhvillimit Rajonal ku ishte propozuar Sejnur Vashall.

“Mandati që po kërkojmë është mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti për secilin, mandat sigurie dhe begatie për të gjithë”, tha Kurti.

Kabineti qeveritar:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Ministër Digjitalizimit dhe Administratës Publike – Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë  – Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit– Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë– Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal –Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit– Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari

Ministre e Ekonoimisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri.