Pas konstitutimit të Kuvendit, sonte pritet të mbahet edhe seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ftoi deputetët që të qëndrojnë në Kuvend, shkaku i kësaj seance.
Ora nuk është caktuar ende.
“Sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, pra është seanca për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, prandaj ju lutemi që të qëndroni në Kuvend. Do të njoftoheni shumë shpejtë”, deklaroi Haxhiu.
Ndryshe, Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare e Kuvendit me 66 vota për. Ndërkohë, nënkryetarët e Kuvendit u votuan në pako me 104 vota për.
