Një tërmet ka godit sonte Kosovën, me epiqendër 23 km në Lindje të Prizrenit.
Mediat lokale në Prizren kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit, ku vërehen dridhjet e fuqishme.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet.
Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se thellësia e këtij tërmeti ishte 5 km, dhe magnituda 4.8.
