Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia gjen armë dhe municione në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar, pronë e një shtetasi serb, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione, përfshirë 59 fishekë me kalibër të panjohur, dy karikatorë të AK-47, një karikator me fishek, një futrollë për thikë, një pjesë antiplumbi, një çantë dhe një xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë, si dhe një helmetë.

Prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve për rastin.

Njoftimi:

Leposaviq/ 09.02.2026-14:29. Gjatë kontrollit në një shpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të AK-47, dhe një karikator tjetër me një fishek. Eshte njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar te iniciohet rasti.