Kosovë Lajme Politikë

Ndalohen 19 kryesues mbi dyshimet për manipulim të votave në Suharekë, 72 persona u intervistuan

Prokuroria Themelore në Prizren a njoftuar se janë 72 të dyshuar në lidhje me dyshimet për falsifikim të rezultatit të votimit në Suharekë.

Nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” , bëhet e ditur në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se brenda brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

“Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin”, thuhet së shpejti.

POSTIMI

Për manipulimet me vota ditëve të fundit ka pasur aksione e të arrestuar edhe në komuna të tjera.