Kosovë Lajme

INVES ndan mirënjohje për institucionet komunale për angazhimin kundër bullizmit

Instituti INVES nga Labinot Azemi, ka ndarë sot mirënjohje për kontributin e çmuar në luftën kundër bullizmit, duke vlerësuar angazhimin institucional në krijimin e një mjedisi më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

Mirënjohjet iu ndanë Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, Drejtorit të Arsimit, Afrim Llabjani, si dhe Shefit të Kabinetit, Albion Sherifi, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në iniciativat që synojnë parandalimin e bullizmit dhe promovimin e shëndetit psikologjik në shkolla.

Në emër të institutit INVES, së bashku me psikologun Orhan Nazifi, u shprehën falënderime të sinqerta për përkushtimin dhe shembullin pozitiv që këta përfaqësues institucionalë po japin në ndërtimin e një shoqërie më të përgjegjshme dhe më të ndërgjegjshme ndaj kësaj dukurie.

Nga INVES u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet kyç në luftën kundër bullizmit dhe në krijimin e kushteve të shëndetshme për zhvillimin e brezave të rinj.