Kosovë Kronikë Policore Lajme

Mësimdhënësi e rrah brutalisht nxënësin në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Një mësimdhënës i shkollës “Pavarësia” në kryeqytet është incizuar duke e rrahur në mënyrë brutale një nxënës.

“Të myti, t’ha dreqi”, dëgjohet duke thënë mësimdhënësi i cili e godet pa pushim nxënësin.

Ndërkohë në videon e publikuar nga Kallxo.com, dëgjohet edhe lutjet e nxënësve të tjerë që ai të ndalojë.

Ndërkohë, drejtori i shkollës “Pavarësia”, Halil Bruhaje, e ka konfirmuar ekzistencën e rastit më 9 shkurt 2026 përmes telefonit, duke theksuar se në momentin e incidentit nuk ka qenë prezent në shkollë.

Për rastin për Gaztën Online Reporteri.net kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajon e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit.”,